Është i përshtatshëm për të mbrojtur nga zjarri shumicën e hapësirave të pambikëqyrura. Zakonisht përdoret për të mbrojtur makineri/fabrika dhe në vende ku ekziston rreziku i zjarrit si p.sh. hapësira të motorëve të varkave, automjeteve, depo me produkte lehtë ndezëse, kaldaja të ngrohjeve etj.
Aparat për shuarjen e zjarrit në mënyrë automatike, 12 kg pluhur BC
Përdorimi
Është i përshtatshëm për të mbrojtur nga zjarri shumicën e hapësirave të pambikëqyrura. Zakonisht përdoret për të mbrojtur makineri/fabrika dhe në ato vende ku ekziston rreziku i zjarrit si hapësira të motorëve të varkave, automjeteve, depo me produkte lehtë ndezëse, kaldaja të ngrohjeve etj.
Karakteristikat bazike
▪ Instalim i lehtë dhe i thjeshtë.
▪ I shpejtë dhe efikas në shuarjen e zjarrit.
▪ Mirëmbajtje dhe servisim ekonomik.
▪ I pajisur me manometër për kontrollim të lehtë të shtypjes së aparatit.
▪ I pajisur me sprinkler, valvulë sigurie dhe kafaz për mbrjtjen e sprinklerit.
▪ Mundësi e shumëfishtë e rimbushjes.
Kualiteti dhe siguria
Aparati është dizajnuar sipas kërkesave të tregut Europian, duke u bazuar në sistemin e certifikuar për menaxhimin e cilësisë ISO 9001. Është i ngjyrosur me ngjyrë rezistente ndaj ndikimeve të jashtme.
Aparati është i pajisur me valvulë sigurie që mundëson ndërrim të sigurt të manometrit në rast nevoje pa humbur gazin shtytës dhe lëndën për shuarjen e zjarrit.
Një aparat i tillë mbulon një sipërfaqe maksimale prej 12 m2.
Në çmim është përfshirë edhe mbajtësi metalik për montim në tavan.
Kapaciteti | 12 kg |
Lloji i aparatit zjarrfikës | Me presion të përhershëm |
Lënda shuarëse | Pluhur BC 20% |
Klasifikimi sipas EN 3 | B C |
Temperatura e aktivizimit | 68°C |
Temperatura e operimit | –30°C deri 60°C |
Miratimet (certifikimet) | CE |
Ngjyra | RAL 3000 |
Pesha e përafërt bruto | 17,00 kg |
Dimensionet e përafërta | 402 x 302 mm |
Të dhënat e paketimit | Kuti kartoni |