Është i përshtatshëm për shuarjen e zjarrit në furgonë, kamionë, në objekte banimi, zyra, uzina të prodhimit, magazina, garazha, etj.
Aparat për shuarjen e zjarrit, 2 kg pluhur ABC 40%
Përdorimi
Është i përshtatshëm për shuarjen e zjarrit në furgonë dhe kamionë, në objekte banimi, zyra, uzina prodhimi, magazina, garazha, etj.
Karakteristikat bazike
▪ I lehtë dhe i përshtatshëm për operim.
▪ I shpejtë dhe efikas në shuarjen e zjarrit.
▪ Mirëmbajtje dhe servisim ekonomik.
▪ I pajisur me manometër për kontrollim të lehtë të shtypjes së aparatit.
▪ I pajisur me valvulë që mundëson ndërprerjen e kohëpaskohshme të shuarjes.
▪ Mundësi e shumëfishtë e rimbushjes.
Kualiteti dhe siguria
Aparati është dizajnuar sipas kërkesave të tregut Europian, duke u bazuar në sistemin e certifikuar për menaxhimin e cilësisë ISO 9001. Plotëson kërkesat e Standardit Europian EN 3 dhe Direktivën e Sigurisë PED 97/23/EC. Cilindri është i salduar me një tegel të vetëm dhe është i ngjyrosur me ngjyrë rezistente ndaj rrezeve UV.
Aparati është i pajisur me valvulë sigurie që mundëson ndërrim të sigurt të manometrit në rast nevoje, pa humbur gazin shtytës dhe lëndën për shuarjen e zjarrit.
Në çmim është përfshirë edhe mbajtësi metalik.
Kapaciteti | 2 kg |
Lloji i aparatit zjarrfikës | Me presion të përhershëm |
Lënda shuarëse | Pluhur ABC 40% |
Klasifikimi sipas EN 3 | 13A 89B C |
Temperatura e operimit | –30°C deri 60°C |
Miratimet (certifikimet) | CE, EN |
Koha mesatare e zbrazjes | 9,5 s |
Ngjyra | RAL 3000 |
Pesha e përafërt bruto | 3,6 kg |
Dimensionet e përafërta | 375 x 110 mm |
Të dhënat e paketimit | 6 copë/pako |