Është i përshtatshëm për shuarjen e zjarrit të klasës D, të metaleve të djegshme
Aparat për shuarjen e zjarrit, 6 kg pluhur D
Përdorimi
Është i përshtatshëm për shuarjen e zjarrit të klasës D, përkatësisht të metaleve të djegshme.
Karakteristikat bazike
▪ I lehtë dhe i përshtatshëm për operim.
▪ I shpejtë dhe efikas në shuarjen e zjarrit.
▪ Mirëmbajtje dhe servisim ekonomik.
▪ I pajisur me manometër për kontrollim të lehtë të shtypjes së aparatit.
▪ I pajisur me valvulë që mundëson ndërprerjen e kohëpaskohëshme të shuarjes.
▪ Mundësi e shumëfishtë e rimbushjes.
Kualiteti dhe siguria
Aparati është dizajnuar sipas kërkesave të tregut Europian, duke u bazuar në sistemin e certifikuar për menaxhimin e cilësisë ISO 9001. Plotëson kërkesat e Standardit Europian EN 3 dhe Direktivën e Sigurisë PED 97/23/EC. Cilindri është i salduar me një tegel të vetëm dhe është i ngjyrosur me ngjyrë rezistente ndaj rrezeve UV.
Aparati është i pajisur me valvulë sigurie që mundëson ndërrim të sigurt të manometrit, pa humbur gazin shtytës dhe lëndën për shuarjen e zjarrit.
Në çmim është përfshirë edhe mbajtësi metalik.