Është i përshtatshëm për shuarjen e zjarrit në automjete, shtëpiza kampimi, anije motorike dhe me vela, etj.
Aparat për shuarjen e zjarrit, 1 kg pluhur ABC 40%
Përdorimi
Është i përshtatshëm për shuarjen e zjarrit në automjete, shtëpiza kampimi, etj.
Karakteristikat bazike
▪ I lehtë dhe i përshtatshëm për operim
▪ I shpejtë dhe efikas në shuarjen e zjarrit
▪ Mirëmbajtje dhe servisim ekonomik
▪ I pajisur me manometër për kontrollim të lehtë të shtypjes së aparatit
▪ I pajisur me valvulë që mundëson ndërprerjen e kohëpaskohshme të shuarjes
▪ Mundësi e shumëfishtë e rimbushjes
Kualiteti dhe siguria
Aparati është dizajnuar sipas kërkesave të tregut Europian, duke u bazuar në sistemin e certifikuar për menaxhimin e cilësisë ISO 9001. Plotëson kërkesat e Standardit Europian EN 3 dhe Direktivën e Sigurisë PED 97/23/EC. Cilindri është i salduar me një tegel të vetëm dhe është i ngjyrosur me ngjyrë rezistente ndaj rrezeve UV.
Aparati është i pajisur me valvulë sigurie që mundëson ndërrim të sigurt të manometrit në rast nevoje pa humbur gazin shtytës dhe lëndën për shuarjen e zjarrit.
Në çmim është përfshirë edhe mbajtësi metalik.
Kapaciteti | 1 kg |
Lloji i aparatit zjarrfikës | Me presion të përhershëm |
Lënda shuarëse | Pluhur ABC 40% |
Klasifikimi sipas EN 3 | 8A 34B C |
Temperatura e operimit | –30°C deri 60°C |
Miratimet (certifikimet) | CE, EN 3 |
Koha mesatare e zbrazjes | 9,90 s |
Ngjyra | RAL 3000 |
Pesha e përafërt bruto | 2 kg |
Dimensionet e përafërta | 340 x 95 x 95 mm |
Të dhënat e paketimit | 6 copë/pako |