Rreth nesh

Albkos Safety Sh.p.k. është themeluar në vitin 2009, në Prishtinë, për t’u bërë ofruesi kryesor i produkteve dhe shërbimeve të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit në Republikën e Kosovës.

Duke njohur rëndësinë për të pasur qasje të lehtë dhe komode në shërbime të shumta të sigurisë, ne u specializuam për të ofruar zgjidhje të plotë, nën një çati, të një game të gjerë produkteve dhe shërbimeve cilësore në lëmin e sigurisë.

Personeli

Ne, në Albkos Safety Sh.p.k., kemi të punësuar punonjës me përvojë të gjatë në projektime, furnizime me produkte dhe shërbime në fushën e sigurisë, disa nga të cilët, në këtë sektor kanë punuar vite me radhë.

Teknikët / Specialistët e fushave ndjekin trajnime rigoroze në ambientet tona për të arritur standardet më të larta. Gjatë kësaj periudhe të trajnimit ata punojnë nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë të personelit të certifikuar dhe me eksperiencë.

Trajnimi shtesë sigurohet përmes seminareve dhe programeve të certifikimit të organizuara nga partnerët tanë dhe institucionet tjera relevante.

Personeli i Albkos International është certifikuar për punë me pajisje për mbrojtje nga zjarri në përputhje me LIGJIN Nr. 04/L-012 PËR MBROJTJE NGA ZJARRI.

Politika e cilësisë

Albkos Safety Sh.p.k. është e pajisur me certifikatë të Sistemit për Menaxhimin e Cilësisë ISO 9001 dhe certifikatë sipas Rregullores së Bashkimit Evropian (EC) No. 304/2008, kurse Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave / Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, është e autorizuar për ushtrimin e këtyre veprimtarive:

      • Hartimin e projekteve – elaborateve të mbrojtjes nga zjarrit
      • Testimin e rezistencës së tokëzimit në instalimet rrufepritëse
      • Kontrollimin dhe servisimin e pajisjeve – aparateve për shuarjen e zjarreve fillestare
      • Projektimin e aparaturave, instalimeve për detektim, lajmërim dhe fikje të zjarrit
      • Kontrollimin dhe matjen e shtypjes së ujit në rrjetin e hidrantëve

    Misioni

    Politikë e kompanisë është furnizimi i klientëve me produkte dhe shërbime të cilat arrijnë dhe ruajnë standardet më të larta të mundshme të cilësisë. Kjo deklaratë është baza e jonë filozofisë së menaxhimit dhe pasqyron angazhimin e secilit individ brenda kompanisë.

    Vizioni

    Të dallohemi në atë që bëjmë dhe të ndërtojmë një ambient të sigurt për komunitetin tonë.

    Cilësitë tona dalluese

      • Produkte cilësore me çmime të përballueshme
      • Trajnimi për përdorimin e produkteve nga programi ynë
      • Menaxhim stoku dhe livrim i shpejtë
      • Shërbim teknik 24/7

    Produktet

      • Aparate për shuarjen e zjarrit të të gjitha llojeve dhe madhësive
      • Sisteme automatike për shuarjen e zjarrit
      • Sisteme për diktimin e zjarrit
      • Hidrantë dhe pajisje përcjellëse
      • Tuba për hidrantë dhe tuba profesional për shërbimin e zjarrfikësve
      • Dyer rezistente ndaj zjarrit
      • Pajisje profesionale për shërbimin e zjarrfikësve

    Shërbimet

      • Kontrollimi i rregullt / periodik i aparateve për shuarjen e zjarrit, mirëmbajtja dhe rimbushja e tyre në përputhje me Ligjin nr. 04/L-012 për Mbrojtje nga Zjarri
      • Trajnime teorike dhe praktike për përdorimin e aparateve për shuarjen e zjarrit
      • Instalimi, kontrollimi i rregullt / periodik i hidrantëve dhe mirëmbajtja e tyre
      • Testimi i rezistencës së tokëzimit në instalimet rrufepritëse
      • Projektimi, instalimi, kontrollimi i rregullt / periodik dhe mirëmbajtja e sistemeve për diktim dhe lajmërim të zjarrit.
      • Projektimi, instalimi, testimi, kontrollimi i rregullt periodik dhe mirëmbajtja e sistemeve automatike për shuarjen e zjarrit
      • Hartimi i rregulloreve për mbrojtje nga zjarri, planeve të reagimit emergjent
      • Hartimi i projekteve dhe elaborateve të mbrojtjes nga zjarri në zbatimin e masave mbrojtëse
      • Shqyrtimi i pajisjeve që përmbajnë gazra serrë (sipas Rregullores së Bashkimit Evropian EC/304/2008)
      • Trajnime për përdorimin e pajisjeve nga programi ynë

    Krahaso 0